Thirrje për Realizues Projekti Muzikor

Projekti: Improving the situation of LGBTI+ people in Albania.

Periudha e kontratës:    03.11.2021 – 03.11.2022

Kohëzgjatja e punës:     12 muaj

Informacion i Përgjithshëm

“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBT të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.

Producenti i përzgjedhur nga kjo thirrje do të bëjë të mundur zhvillimin e këngës gjatë javës së IDAHOBIT në muajin maj 2022.

Përgjegjësitë e Realizuesëve:   

  • Të përzgjedhë stafin që do të angazhohet për krijimin dhe realizimin e këngës si vijon: inxhinierin, këngëtarin/ët, muzikantin/ët, dizenjuesin, fotografin/ët, tekstshkruesin/ët dhe kompozitorin/ët e këngës.
  • Realizuesit e këngës të jenë përgjegjës për shkrimin e tekstit të këngës me qëllim ndërgjegjësimin.
  • Të realizojë dhe të kujdesët për anën vizuale dhe të këngës duke kontraktuar fotografë, dizenjues dhe inxhinierët e duhur për realizimin e klipit.
  • Të realizojë me cilësi videoklipin e këngës.
  • Të bashkëpunojë me producentin e këngës në konsultimin e materialeve të përgatitura me stafin e përfshirë në krijimin e këngës apo aktorë të tjerë të fushës, ti rishikojë dhe ti finalizojë bazuar në komentet përkatëse.
  • Të realizojë me cilësi gjithë sa më sipër dhe brenda kohëzgjatjes së aktiviteteve të projektit.

Përgjegjësitë e Qendrës “Streha”

  • Të lehtësojë realizimin e këngës, duke ndihmuar në përzgjedhjen e materialeve për krijimin e saj.
  • Të lehtësojë realizimin e videoklipit, duke kontribuar në ide dhe në pjesëmarrje.
  • Të lehtësojë kontaktet për shpërndarjen e këngës në faqet përkatëse me qëllim arritjen e grupeve të caktuara.
  • Do të mbikqyrë punën e realizuar brenda kërkesave të caktuara për realizimin e punës.

Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme

  • Njohuri  rreth situatës së të drejtave të komunitetit LGBT+ në Shqipëri.
  • Të jetë person i organizuar mirë, i aftë për ti dhënë përparësi detyrave.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikative.
  • Aftësi të mira bashkëpunuese për punë në grup.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze.

Pranimi i aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) letër interesi b) CV në gjuhën angleze   Afati i dorëzimit të aplikimit është data 4 mars 2022, në adresën strehalgbt@gmail.com

Për më shumë, referojuni termave të mëposhtme të referencës:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top