Thirrje për menaxher\e shërbimi-Afati i aplikimit:10 Prill 2023

Pozicioni: Menaxher/e shërbimi

Lloji i punës: Punë me kohë të plotë

Informacion i Përgjithshëm

“Streha” është qendër rezidenciale e cila mbështet të rinjtë LGBTI të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.


Qendra “Streha” kërkon të punësojë një Menaxher/e Shërbimi për qendrën rezidenciale që është e hapur 24 orë në mbështetje të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri.

Detyrat e Menaxherit/es së Shërbimit

  • Monitoron ecurinë e shërbimit rezidencial.
  • Monitoron ecurinë e menaxhimit të rastit nga ekipi multi-disiplinar.
  • Monitoron mbajtjen dhe plotësimin e protokollit gjatë orarit përkatës të punës nga ekipi multidisiplinar.
  • Përshtat  planet dhe prioritetet e Qendra “Streha” për të adresuar sfidat e komunitetit LGBTIQ dhe ato operacionale të shërbimit.
  • Ndërmjetëson situatat  problemore dhe ofron udhëzime për anëtarët e ekipit multidisiplinar.
  • Përgjegjës për koordinimin e veprimtarisë së qendrës.

Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme

  • Njohuri rreth situatës së të drejtave të komunitetit LGBT+ në Shqipëri.
  • Përvojë pune me organizata lokale/ndërkombëtare që punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut ose ofrimin e shërbimeve.
  • Të jetë person i organizuar mirë, i aftë për ti dhënë përparësi detyrave.
  • Aftësi për të mbajtur standarde të mira pune dhe kur punon nën presion.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikative.
  • Aftësi të mira në vendimarrje.
  • Aftësi të menaxhimit empatik të dinamikave në grup.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe njohuri kompjuterike.
  • Njohje e mirë e implementimit të projekteve.
  • Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë. 
  • Të jetë i/e gatshëm të jetë prezent edhe në raste emergjence në shërbim si edhe të jetë fleksibël në orare.

Pranimi i aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) letër interesi b) CV c) letër referimi nga punëdhës të mëprashëm

Afati i dorëzimit të aplikimit është data 10 Prill 2023, në adresën strehalgbt@gmail.com

Përzgjedhja e menaxherit/es të shërbimit

Përzgjedhja e menaxherit/es do të realizohet në sajë të përputhshmërisë së aplikimit me kërkesat që përmbajnë Termat e Referencës.

Ne vlerësojmë diversitetin dhe përfshirjen dhe inkurajojmë të gjithë njerëzit e kualifikuar që të aplikojnë pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor, etnia dhe feja. Ne inkurajojmë fuqimisht komunitetin LGBTQ+ të aplikojë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top