Thirrje për menaxhere rasti

Pozicioni: Menaxher rasti

Projekti: “Mbrojtja dhe Fuqizimi i të Rinjve LGBTI+ në Bashkinë e Tiranës gjatë Situatës së Pandemisë Covid-19”. 

 “Streha” është qendra e parë rezidenciale në Shqipëri që i vjen në ndihmë komunitetit LGBTI+  përmes shërbimit konkret tranzitor për të gjithë të rinjtë LGBTI+, 18-29 vjeç, që hasin dhunë, diskriminim dhe nevojë për strehim për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. “Streha” ofron edhe shërbime  për fuqizimin dhe integrimin e individëve LGBTI+.

Qendra Streha në kuadër të projektit  “Mbrojtja dhe fuqizimi i të rinjve LGBTI+ në Bashkinë e Tiranës gjatë situatës së pandemisë Covid-19”, kërkon të punësojë një menaxher/e rastesh nëpërmjet një kontrate konsulence.

Informacion për projektin

Projekti “Mbrojtja dhe fuqizimi i të rinjve LGBTI+ në Bashkinë e Tiranës gjatë situatës së pandemisë Covid-19” synon përmirësimin e situatës së anëtarëve të komunitetit LGBTI nëpërmjet përfitimit të shërbimeve mbrojtëse dhe ofrimit të kurseve profesionale.

Rezultatet e pritshme te këtij projekti janë:

-Të paktën 40 persona vulnerabël të komunitetit LGBTI+ përmirësojnë situatën e tyre nëpërmjet përfitimit të shërbimeve mbrojtëse të Strehës

-Të paktën 20 të rinj vulnerabël nga komuniteti LGBTI fuqizohen duke përfunduar kurse profesionale dhe duke u integruar në tregun e punës.

Të interesuarit të dërgojnë:

– CV

Aplikimet pranohen deri më: 11 prill 2021,  në adresën:  info@strehacenter.org.

Për të shkarkuar termat e referencës:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top