Thirrje për Administrator Finance-Afati i aplikimit 20 Korrik 2023.

PËRSHKRIM PUNE

Administrator Finance

Pozicioni: Administrator finance

Lloji i punës: Punë me kohë të plotë

Informacion i Përgjithshëm

“Streha” është një organizatë e cila mbështet të rinjtë LGBTI të disavantazhuar dhe të diskriminuar, me shërbime të tilla si: akomodim dhe plotësim i nevojave bazë, kurse profesionale, ndërmjetësim për punësim, rritje e aftësive për jetën, këshillim psikologjik, etj.

Qendra “Streha” po kërkon të punësojë një Administrator Finance të përkushtuar, i cili ka njohuri të thella në fushën e financave dhe kontabilitetit, dhe është i aftë të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e një administratori financiar. Ju inkurajojmë të aplikoni nëse keni kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:

Detyrat e Administratorit të Financës

Të përbledhura Detyrat:

  • Përgatitje, mbikqyrje dhe raportim i buxhetit vjetor të organizatës.
  • Përpilim dhe monitorim i raporteve financiare periodike për të siguruar qëndrueshmëri dhe transparencë financiare.
  • Kontroll dhe vlerësim i kostos dhe performancës së projekteve të financuara.
  • Monitorim dhe implementim i procedurave financiare të përshtatshme dhe sigurimi i përputhshmërisë me rregulloret dhe politikat e organizatës dhe partnerëve financiarë.
  • Përgatitje e dokumentacionit për auditime dhe bashkëpunim me ekspertë të jashtëm gjatë procesit të auditimit.
  • Përgatitje dhe paraqitje e raporteve financiare për bordin drejtues dhe donatorët.
  • Menaxhimi i arkës dhe llogarisë bankare, duke mbajtur kontrollin e transaksioneve financiare.
  • Komunikimi efektiv me palët e interesuara, duke përfshirë partnerët, donatorët dhe institucionet financiare.
  • Analiza financiare për të identifikuar trendet, risqet dhe mundësitë financiare për organizatën dhe ofrimi i rekomandimeve për përmirësim.
  • Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme/Kualifikimet dhe Aftësitë:
  • Pjekuri profesionale dhe eksperiencë pune të paktën 2 vite në financë, kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e buxhetit dhe monitorimin e performancës financiare.
  • Njohuri solide të rregullatoreve financiare dhe ligjeve relevante.
  • Aftësi të shkëlqyera në përpilimin dhe analizën e raporteve financiare.
  • Njohuri të mira të softuerëve të kontabilitetit dhe financës, përfshirë MS Excel dhe sisteme të tjera të menaxhimit financiar.
  • Aftësi të larta analitike dhe problem zgjidhëse.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në një ekip.
  • Pranimi i aplikimit
  • Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) letër interesi b) CV c) letër referimi nga punëdhënes të mëparshëm
  • Afati i dorëzimit të aplikimit është data 20 Korrik 2023, në adresën strehalgbt@gmail.com
  • Përzgjedhja e Administratorit të Financës do të realizohet në sajë të përputhshmërisë së aplikimit me kërkesat që përmbajnë Termat e Referencës.
  • Ne vlerësojmë diversitetin dhe përfshirjen dhe inkurajojmë të gjithë njerëzit e kualifikuar që të aplikojnë pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor, etnia dhe feja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top