Raporti i vlerësimit të nevojave – Qendra Streha

Situata e komunitetit LGBTI+ në Shqipëri vazhdon të jetë e rënduar, pavarësisht përpjekjeve të shumëfishta të shoqërisë civile dhe të aktorëve të tjerë. Diskriminimi, dhuna në familje, bullizmi dhe përjashtimi social në shkolla, si dhe gjuha e urrejtjes në media, janë disa nga fenomenet më shqetësuese që prekin jetën e personave LGBTI+.

Vlerësimi i nevojave që po paraqitet në këtë studim, rreket të eksplorojë disa fusha të lidhura me jetën dhe veprimtarinë e personave LGBTI+.

Studimi eksploron disa fusha të rëndësishme te jetës dhe sferës së veprimit të personave LGBTI+ përfshirë: plotësimin e nevojave bazike dhe sigurisë, strehimin, nevojat e lidhura me shëndetit fizik dhe atë mendor, ndihmën ligjore, përjetimin e dhunës, bullizmit dhe diskriminimit etj. Ky studim është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe duke qënë i tillë nuk ka pasur një bazë paraprake me të cilën të krahasohet.

Për më shumë, ju ftojmë të aksesoni studimin e plotë në vijim:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top