“Life after Love”-Mbrëmja e 7-të e bamirësisë.

Nën titullin“Life after Love”, (Jeta pas Dashurisë) Streha ka organizuar Galanë e 7-të të bamirsisë.

Mbrëmja Gala u organizua në Hotel Plazza, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohur të skenës dhe artit, aktivistë dhe mbështetës së kauzës LGBTI+ në Shqipëri, përfitues së shërbimeve tona dhe pjesëtarë të komunitetit, përfaqësues së trupit diplomatik, si dhe politikanë dhe përfaqësues së institucioneve.

E ftuar nderi e kësaj Galaje ishte artistja Elina Duni dhe mbrëmja u moderua nga Blendi Salaj .

Mbrëmja u hap me një video nëpërmjet së cilës pasqyrohej një rrugëtim i shkurtër i Paradës së Krenarisë ndër vite, për të përcjellë edhe kuptimin e titullit të zgjedhur për këtë mbrëmje.

Adelajda Alikaj, Drejtuese Ekzekutive e Qendra “Streha”, hapi mbrëmjen me fjalën e saj përshëndetëse për të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët, sponsorët si edhe personat të cilët me anë të aktivizimit të tyre kontribuojnë vazhdimisht në mbështetje të “Streha”.

“Dashuria në fakt nuk ka nisje, sepse nis përpara se ne të krijohemi, nuk ka as fund sepse ne duhemi edhe kur sjemi.Shumë njerëz vuajnë, ndëshkohen, përbuzen,përjashtohen sepse dashurojnë.Në këtë event na ka bashkuar sërish  pranimi dhe mbështetja.”

Mbrëmja u shoqërua me performancat artistike të Marsela Cibukaj , Blini dhe Dj Lura.

Në mbrëmje nuk munguan trupat diplomatik, nga Ambasada Amerikane,Mbretërisë së Bashkuar,Gjermane, Suedeze, Franceze dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë. Galaja këtë vit siguroi dhe mbështetjen  e Bashkisë Tiranë ,Ministrisë së Brendshëm, Ministrisë së Shëndetësisë ,Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi si dhe përfaqësuesve nga Parlamenti.

Pati një ankand të suksesshëm ku risi ishte  pjesëmarrja e Amarildo Ruci piktori kontemporan i cili gjatë kohës që Mbrëmja vijonte, arrinte të përkthente ndjesitë në një vepër arti në telajo.

Këtë vit ankandi ishte i hapur dhe sëbashku me pikturën e Amarildo Ruci, dashamirësit e artit pjesëmarrës në sallë, patën mundësinë të blinin pesë të tilla nga artistët Ilda Buxhaku ,Ziso Kamberaj dhe Ema Bregu.

Tradita e cdo viti në mbrëmjen Gala mbetet cmimi “Aleat i vitit” i cili u dha për :

Znj.Ogerta Manastirliu

Znj.Elsa Hastad

Znj.Juliana Hoxha

Z.Arjan Harxhi

Znj.Marsela Cibukaj

“Për kontributin e tyre në punën e Strehës dhe mbrojtjen e të drejtave LGBTI+.

Kjo mbrëmje u bë e mundur dhe falë kontributit të më shumë se 20 bizneseve të cilët vazhdojnë të mbështesin Strehën dhe komunitetin LGBT.

Duke ju shprehur dhe njëherë mirënjohjen të gjithë mbështetësve të kauzës dhe punës sonë,Streha do të vijojë të mbetet e angazhuar në ofrimin e mbështetjes për të rinjtë dhe të rejat LGBTI+,me më shumë vullnet dhe frymëzim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top